Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Ishte konsideruar yll i Real Madridit, kishte shkatërruar Serbinë në finale, dhe tani luan si aktor në një serial krimi

Ishte konsideruar yll i Real Madridit, kishte shkatërruar Serbinë në finale, dhe tani luan si aktor në një serial krimi

Sport March 26, 2020 - 08:49

Lajme interesante po qarkullojnë në mediat holandeze.

Royston Drenthe, dikur një shpresë e madhe e futbollit holandez, dhe më vonë e Real Madridit, ka nisur një karrierë të re në aktrim, shkruan Zëri.info.

Drenthe është shfaqur në serinë 'Mocro Mafia', një seri holandeze, e cila merret me bandat dhe tregtinë e kokainës në Amsterdam.

Holandezi së fundmi u konsiderua si njëra prej dhjetë transferimeve më të dështuara të Real Madridit këtë shekull.

Ai ishte transferuar në Madrid nga Feyenoordi në vitin 2007 për 14 milionë euro.

Pasi kishte shkatërruar Serbinë në garat e të rinjëve me Holandën, ai ishte emëruar lojtari më i mirë i atij turneu.

Sidoqoftë, Drenthe dështoi të zhvillohet si futbollist në Spanjë pasi sjelljet e tij jashtë fushës ndikuan në ndeshjet e tij.

Pas huazimit në Hercules dhe Everton, ai u transferua në Alanya Vladikavkaz në vitin 2012.

Sot, ai është 32-vjeçar dhe luan në ligën e tretë holandeze për Kozaken Boys./Zëri.info