Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Zyrtare: Pedro konfirmon largimin nga Chelsea në fund të edicionit

Zyrtare: Pedro konfirmon largimin nga Chelsea në fund të edicionit

Sport March 25, 2020 - 20:50
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Chelseat, Pedro ka konfirmuar që do të largohet nga klubi londinez në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Kontrata e spanjollit me anglezët përfundon në qershor dhe ai ka vendosur që të largohet.

“Në fund të edicionit do të largohem nga Chelsea. Kontrata ime skadon në qershor, por tani nuk është gjëja më e rëndësishme pasi që jemi duke kaluar nëpër një gjë që nuk na lejon të stërvitemi rregullisht”, ka thënë Pedro.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen do të merret vesh në një kohë tjetër”, shtoi spanjolli./Zëri