Liverpooli në mesin e tetë klubeve që nuk duan që Manchester City të luajë në Champions

Liverpooli në mesin e tetë klubeve që nuk duan që Manchester City të luajë në Champions

Sport March 25, 2020 - 20:34
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli raportohet se është në mesin e tetë klubeve që i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të ndaluar pjesëmarrjen e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, shkruan “Daily Mail”, transmeton zeri.info

Manchester City është suspenduar për dy vjet nga Liga e Kampionëve nga UEFA për shkak të thyerjes së rregullave të “fair-play” financiar.

City ka apeluar ndaj suspendimit në CAS, që do të shqyrtohet gjatë edicionit të ardhshëm.

Raportohet se Liverpool, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë në mesin e disa klubeve që kabë bërë thirrje që City të mos luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm..

Shqetësimi është që me përhapjen e koronavirusit dhe me shtyrjen e edicionit mund të bëhet që Cityt t’i lejohet pjesëmarrja në edicionin 2020/2021 të Ligës së Kampionëve.

Tetë klube nga dhjetëshja e parë në tabelën e Premierligë duan që ta ndalin këtë gjë, derisa apeli i Cityt rishikohet./Zëri