Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Kosova do të luajë katër ndeshje, brenda katër dite

Kosova do të luajë katër ndeshje, brenda katër dite

Sport March 25, 2020 - 20:14
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Hendbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se dy ndeshjet të Kombëtares së femrave të planifikuara të zhvillohen gjatë muajt maj, janë shtyer për një datë të pacaktuar.

Por, vetëm pak minuta më parë, FHK ka lëshuar njoftimin e radhës, ku shkruajnë se këto ndeshje do të zhvillohen në fillimt të qershorit. 

“Prej 3 deri më 7 qershor vajzat tona do t’i luajnë katër ndeshje të raundit të dytë kualifikues për Euro 2020.

Zhvillimi i ndeshjeve me Gjermaninë, Slloveninë dhe i dy ndeshjeve me Bjellorusinë, do të jetë i mundur vetëm nëse kalohet kriza nga pandemia e koronavirusit.
Ne mund të japim kontributin tonë për këtë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur këshillave të mjekëve.

Të kontribuojmë për shëndetin tonë dhe të tjerëve, të bëjmë të mundur që të kthehet sa më shpejtë sporti ynë që aq shumë po na mungon”, shkruan FHK.