Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Pas shtyrjes së meçit mes Furyt dhe Wilderit, kjo është data e re kur mund të mbahet

Pas shtyrjes së meçit mes Furyt dhe Wilderit, kjo është data e re kur mund të mbahet

Sport March 25, 2020 - 19:55
Lajmet e fundit nga sporti

Promotori Frank Warren thotë se meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit mund të zhvillohet në muajin tetor, transmeton zeri.info

Kjo deklaratë vjen pas vendimit për shtyrjen e meçit, që ishte parapatë të zhvillohej në korrik.

Shtyrja e meçit erdhi pas situatës së kirjuar nga koronavirusi.

“Dueli i 18 korrikut nuk do të ndodhë. Komisioni në Nevada tha se nuk do të ketë boks në të ardhmen e afërt dhe Las Vegas i ka mbyllur të gjitha kazionit, është bërë qytet fantazmë”, deklaroi Warren.

“Lufta mes tyre nuk do të ndodhë pa praninë e tifozëve në stadium, sepse këta dy janë tepër të mëdhenj për të luftuar prapa dyerve të mbyllura. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë… tetori duket si data kur do të ndodhë lufta mes tyre”, shtoi ai./Zëri