Analisti i njohur: Pas përfundimit, të gjithë deputetët duhet t'i dërgojmë në karantinë për 14 ditë

Analisti i njohur: Pas përfundimit, të gjithë deputetët duhet t'i dërgojmë në karantinë për 14 ditë

Sport March 25, 2020 - 14:46

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, raporton Zëri.info.

Shumë qytetarë nuk janë pajtuar me këtë veprim nga ana e LDK-së.

Derisa seanca po vazhdon të zhvillohet, nuk kanë munguar as reagimet nga sferat tjera, përjashtuar nga politika.

Image

Ndihmës-trajneri i Flamurtarit dhe analisti i futbollit, Arsim Plepolli ka dhënë një koment interesant për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës, Plepolli thotë se të gjithë duhet të shkojnë në karantinë.

"Pasi të përfundojë Kuvendi, krejt në karantinë duhet t'i dërgojmë në Menzë së Studentave. 14 ditë", ka shkruar Plepolli./Zëri.info