Osmani: Majlinda e ngriti flamurin e Kosovës aty ku ne politikanët s’arritëm

Osmani: Majlinda e ngriti flamurin e Kosovës aty ku ne politikanët s’arritëm

Sport February 28, 2020 - 12:26
Detajet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Omani, e ka uruar Majlinda Kelmendin në përurimin e shtatores së saj në Pejë, ku ka thënë se xhudistja kosovare ka arritur ta ngre flamurin kosovar në vende ku politikanët s’kanë arritur ta bëjnë këtë asnjëherë.

Shtatorja e kampiones Olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi, u përurua sot në vendlindjen e saj, në Pejë. Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016, transmeton Gazeta Express.

“Faleminderit të të gjithëve, në radhës të parë Majlindës, krenarisë të vendit tonë… edhe ju të nderuar vogëlushë e vogëlushe që keni ardhur këtu për ta parë ikonën tuaj. Sporti na ka mësuar se ne mund të rrëzohemi, por e kemi fuqinë që të ngrihemi edhe 100 herë nëse është nevoja”, ka thënë Osmani.

“Faleminderit Majlinda që u bërë frymëzim për nxënësit në shkollën tënde. Fotografia jonë është në katin e dytë të shkollës dhe ajo i mëson nxënësit të mos dorëzohen”.