Superliga Live: Gol në minutat shtesë të ndeshjes Drita - Drenica

Superliga Live: Gol në minutat shtesë të ndeshjes Drita - Drenica

Sport February 28, 2020 - 12:18
Lajmet e fundit nga sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, të cilat edhe mund të përcaktojnë shumëçka sa i përket luftës për titull, por edhe për mbijetesë.

Kështu java e 20-të në elitën e futbollit kosovar po pritet me shumë kërshëri, pasi jo vetëm që do të sjellë derbin e madh Prishtina – Ballkani, por ballafaqon disa skuadra që nga këto ndeshje edhe mund të përcaktohet fati i tyre në vazhdim të kampionatit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sot Llapit udhëton drejt Ferizajt me synim fitoren, ngjashëm siç kërkon edhe Drita para tifozëve të vet, ku ndeshet me Drenicën, skuadër kjo që objektiv të vetëm e ka mbijetesën. Këto janë dy ndeshjet e ditës së premte, që edhe hapin javën e 20-të, e cila po cilësohet si javë shumë e nxehtë.

Superliga Live:

Drita – Drenica 4:1

Mbyllet ndeshja

90+3', Goool, Izair Emini ka realizuar për Dritën.

63' Goool, Alban Shillova ka shënuar për Drenicën për ta ngushtuar epërsinë e Dritës.

45' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

30' Goool, Drita po e deklason Drenicën duke e shënuar golin e tretë, ketë herë përmes Betim Haxhimusës

20' Goool, Drita ka dyfishuar epërsinë me të njëjtin autor. Kastriot Rexha pasi shërbehet bukur nga Vucaj me lehtësi shënon në portën  e Drenicës.

18', Hyseni i Drenicës ka qenë në rast të qindpërqindt por ka dështuar para portierit Ylber Maloku.

10' Goool, Kastriot Rexha ka shënuar për Dritën pas një aksioni shumë të mirë.

01 Nis ndeshja

Formacionet:

Drita: Drita: Maloku, Gerbeshi, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Haxhimusa, Fazliu, Shabani, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.

Drenica: Drenica: Ymeri, Mujkic, Thaqi, Mustafa, Hamiti, Lushtaku, Turku, Hyseni, Shillova, Elshani, Osmani: Trajner: Gani Sejdiu