Majlinda Kelmendit e emocionuar : Ditë historike

Majlinda Kelmendit e emocionuar : Ditë historike

Sport February 28, 2020 - 12:07
Lajmet e fundit nga sporti


Sot është përuruar në Pejë shtatorja e xhudistes olimpike, Majlinda Kelmendi.

Në përurim kanë qenë prezentë shumë njëzëri të sportit si dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është shprehur e emocionuar në përurimin e shtatores së saj në Pejë, ku tha se është e lumtur që statuja iu vendos në këtë qytet ku e filloi rrugëtimin drejt majave botërore.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për juve. Ashtu si po e përjetoni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur”, tha Kelmendi.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për juve. Ashtu si po e përjetoni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur”, tha Kelmendi.

“Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën. Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, unë kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë”, përfundoi Majlinda Kelmendi.

Image