Sot hidhet shorti i Ligës së Evropës

Sot hidhet shorti i Ligës së Evropës

Sport February 28, 2020 - 11:29

Sot nga ora 13:00 hidhet shorti 1/8-ave të Ligës së Evropës, i cili pritet të sjellë disa përballje tepër interesante dhe të forta.

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave, që vendosën ekipet të cilat kaluan në raundin tjetër.

Skuadrat që morën biletën për në raundin tjetër janë: Bashakshehir, Bazel, Rejnxhers, Ulvs, Leverkuzen, Roma, LASK, Volfsburg, Getafe, Olimpiakos, Shahtjor, Kopenhagen, Inter, Mançester Junajtid, Sevija, Salcburg-Frankfurt (luhet sot).

Kujtojmë se faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të zhvillohet më 27 maj.