Zyrtare: Merret vendimi për tifozët në ndeshjen Juventus – Inter

Zyrtare: Merret vendimi për tifozët në ndeshjen Juventus – Inter

Sport February 27, 2020 - 23:47
Lajmet e fundit nga sporti

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht që ndeshja Juventus – Inter do të luhet pa tifozë, transmeton zeri.info

Edhe ndeshjet e tjera Udinese – Fiorentina, Milan – Genoa, Parma – SPAL dhe Sassuolo – Brescia gjithashtu do të luhen me dyer të mbyllura.

Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar në Itali nga koronavirusi.

Deri më tash janë konfirmuar mbi 580 raste në veri të Italisë, kurse 17 persona kanë ndërruar jetë.

Një komunikatë nga Serie A këtë mbrëmje ka konfirmuar që nuk do të ketë ndryshime për këto sfida, pra do të luhen pa shikues./Zëri