Notat e lojtarëve: Arsenal – Olympiacos, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi në humbjen e londinezëve

Notat e lojtarëve: Arsenal – Olympiacos, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi në humbjen e londinezëve

Sport February 27, 2020 - 23:39
Lajmet e fundit nga sporti

Olympiacosi është kualifikuar tutje në të tetën e finales së Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

Klubi grek triumfoi 2:1 ndaj Arsenalit pas vazhdimeve.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1:0 në favor të grekëve, të cilët shënuan me anë të Pape Abou Cisses në minutën e 53-të.

Për shkak se ndeshje e parë në Greqi ishte mbyllur me triumf të njëjtë nga Arsenali, takimi shkoi në vazhdime.

Arsenali arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 113-të, duke menduar kështu që siguroi kualifikimin tutje.

Por, kështu nuk menduan mysafirët, që arritën të shënonin golin e fitores në minutën e 120-të me anë të Youssef El Arabi.

Olympiacosi kaloi tutje falë golit të shënuar si mysafir, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 2:2.

Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit të sotëm, kurse Shkodran Mustafi u zëvendësua në vazhdime.

Xhaka u vlerësua me notën 7.3, kurse Mustafi me 7.9 nga “SofaScore”./Zëri

Image