Kualifikohen tutje Manchester Unitedi dhe Interi

Kualifikohen tutje Manchester Unitedi dhe Interi

Sport February 27, 2020 - 22:55
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi ka korrur fitore në shtëpi ndaj Club Brugget në të gjashtëmbëdhjetën e finales për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

“Djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin e thellë 5:0, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6:1. 

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak qysh prej minutës së 23-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Simon Delit.

Bruno Fernandes hapi serinë e golave, duke shënuar nga penalltia në minutën e 27-të.

Odion Ighalo dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 34-t, kurse Scott McTominay (41’) realizoi golin e tretë.

prej 5:0 e vulosi Fred (82’, 90’) me dy golat e tij në fund të ndeshjes.

Fitore ka shënuar edhe Interi ndaj Ludogoretsit me shifrat 2:1, duke u kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:1. 

Cauly Oliveira Souza i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 26-të.

Por, italianët e përmbysën rezultatin falë golave të Cristiano Biraghit (32’) dhe Romelu Lukaku (45’).

Kjo ndeshje u luajt pa shikues për shkak të situatës së krijuar në Itali nga koronavirusi./Zëri