Driton Kuka fiton për herë të katërt çmimin 'Trajneri i Vitit'

Driton Kuka fiton për herë të katërt çmimin 'Trajneri i Vitit'

Sport February 27, 2020 - 22:33

I padiskutueshëm në këtë çmim, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton zeri.info 

Për herë të kartët radhazi, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vlerësohet trajneri më i mirë i vitit.

Gjatë 2019-ës, xhudistet e Kukës fituan tri medalje të bronzta në kampionatin botëror Tokio 2019, dhe një të bronztë në botërorin U-21.

Krahas tyre, nuk munguan edhe medaljet evropiane. Tri të tilla: një e artë, një e argjendtë dhe një e bronztë u fituan në Lojërat Evropiane të Minskut, si dhe dy të bronzta në evropianin e junioreve.

Nuk munguan edhe medaljet në garat e Masters, Grand Slam e Grand Prix.