Majlinda Kelmendi zgjidhet 'Sportistja e Vitit' nga KOK-u

Majlinda Kelmendi zgjidhet 'Sportistja e Vitit' nga KOK-u

Sport February 27, 2020 - 22:30

Pas një viti mungesë shkaku i lëndimit, Majlinda Kelmendi rikthehet sërish për të pranuar çmimin e "Sportistes së Vitit" nga Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton zeri.info 

Kampionia jonë Olimpike fitoi medalje gati në çdo garë pjesëmarrëse në vitin 2019, por më të rëndësishmet mbeten medaljet botërore dhe ato evropiane.

Majlinda fitoi medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, garë kjo që për xhudon vlente edhe si Kampionat Evropian.

Dy muaj më vonë, heroina jonë iu kthye medaljes botërore, duke fituar të bronztën në Kampionatin e mbajtur në Tokio. Medaljen e artë e fitoi edhe në Grand Slamet e Abu Dhabit dhe Dyseldorfit, si dhe Grand Prixin e Tel Avivit.

Për Kelmendin është ky çmimi i tretë – “Sportistja më e mirë e vitit”