KOK jep çmim special për Vedat Muriqin

KOK jep çmim special për Vedat Muriqin

Sport February 27, 2020 - 22:08
Lajmet e fundit nga sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e vitit 2019.

E çmimi për Kombëtaren e vitit iu nda asaj të futbollit.

Çmimin me shumën prej 1500 euro e pranoi ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ndërsa çmim special iu nda sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

“Çmimin Special 2019 e fiton futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi. Sulmuesi shtatëlartë shënoi katër gola në ndeshjet kualifikuese për evropianin 2020.

Forma e tij e mirë me Kosovën dhe klubin Rizespor, bëri që në verë të transferohet tek gjiganti turk, Fenerbahce, klub me të cilin po shkëlqen në futbollin turk”, thuhet në njoftimin  e fundit nga KOK.