Lirim Kastrati shënon gol në fitoren e ekipit të tij ndaj Interit

Lirim Kastrati shënon gol në fitoren e ekipit të tij ndaj Interit

Sport February 27, 2020 - 18:40
Lajmet e fundit nga sporti

Lokomotiva e Zagrebit ka shënuar fitore në udhëtim te Inter Zapresici në kuadër të ligës kroate, shkruan zeri.info

Lokomotiva triumfoi me shifrat 2:0.

Golin e parë për mysafirët e realizoi reprezentuesi kosovar, Lirim Kastrati në minutën e 44-t.

Ky ishte goli i nëntë këtë edicion për Kastratin, i cili në verë do t’i bashkohet Dinamo Zagrebit.

Futbollisti tjetër shqiptar, Myrto Uzuni luajti 90 minuta në këtë takim, kurse Indrit Tuci u inkuadrua në minutën e 65-të./Zëri