Kreu i ‘Xhebrailave’ tregon se kujt i takojnë meritat për Ballkanin e sotëm

Kreu i ‘Xhebrailave’ tregon se kujt i takojnë meritat për Ballkanin e sotëm

Sport February 27, 2020 - 17:49

Kryetari i tifogrupit “Xhebrailat”, Korab Elshani ishte i ftuar sot në “Radio Prishtinën” për të folur për ndeshjen e së shtunës mes Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan zeri.info

Duke folur për Ballkanin, që momentalisht kryeson tabelën e Superligës së Kosovës, Elshani ka thënë se meritat për këtë gjë i takojnë presidentit të klubit, Arsim Kabashit.

“Merita të mëdha i takojnë Arsim Kabashit, i cili ka investuar për ta sjellë Ballkanin aty ku është sot. Ai na qëndron gjithmonë afër. Edhe në një të natës nëse i shkruajmë, ai na përgjigjet”, ka thënë Elshani./Zëri