‘Plisat’ do të jenë në Shkup për ndeshjen Maqedonia e Veriut - Kosova, e konfirmon anëtari i kryesisë

‘Plisat’ do të jenë në Shkup për ndeshjen Maqedonia e Veriut - Kosova, e konfirmon anëtari i kryesisë

Sport February 27, 2020 - 17:34
Lajmet e fundit nga sporti

Pjesëtarë të tifogrupit “Plisat” janë të ftuar sot në “Radio Prishtina” dhe “Zëri TV”, shkruan zeri.info

Anëtari i kryesisë së tifozëve të Prishtinës, Kushtrim Ramadani ka rrëfyer për herë të parë që “Plisat” do të jenë në përkrahje të tifogrupit “Dardanët” në ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova, që do të zhvillohet në Shkup në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Ne do t’i mbështesim ‘Dardanët’ në Maqedoni. Do t’u dalim në krah. Prezenca jonë në Shkup për ta (maqedonasit) sjell frikë”, ka thënë Ramadani.

Përndryshe, “Plisat” kanë ardhur në numër të madh në studion e “Radio Prishtinës”./Zëri

Image