Frika nga koronavirusi, klubi i mbrojtësit shqiptar pezullon trajnerin

Frika nga koronavirusi, klubi i mbrojtësit shqiptar pezullon trajnerin

Sport February 27, 2020 - 16:39
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi hungarez, Budapest Honved, ka vendosur ta pezullojë trajnerin e skuadrës, Giuseppe Sannino për shkak të frikës nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Koronavirusi së fundmi ka prekur edhe Evropë, ku më shumë raste janë regjisturar në Itali, teksa kanë humbur jetën e edhe disa njerëz.

Image

Pikërisht për këtë arsye Budapest Honved ka vendosur të pezullojë trajnerin italian Giuseppe Sannino.

Sipas njoftimit të klubit hungarez, trajneri ka pasur kontakte me njerëzit e prekur nga ky virus në Itali dhe kanë vendosur ta pezullojnë nga drejtimi i skuadrës.

Një njoftimin e klubit thuhet se ata duan të mbrojnë tifozët, lojtarët dhe stafin dhe për këtë arsye tani po kërkojnë një trajner në vendin e Saninos.

Kujtojmë se te Honvedi aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji./Zëri