Caktohen gjyqtarët e javës së 20-të, ja kush e drejton derbin Prishtina – Ballkani

Caktohen gjyqtarët e javës së 20-të, ja kush e drejton derbin Prishtina – Ballkani

Sport February 27, 2020 - 16:37

Xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, fillon ditën e premte dhe përfundon ditën e diele.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do e pres Ballkanin e Suharekës.

Tashmë, është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve dhe personave zyrtarë për ndeshjet e javës së 20-të.

“Bilbilin” kryesor për të drejtuar ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i është besuar gjyqtarit, Selim Isufi. Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Driton Preniqi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Isak Ceroviki.

Vlen të përmendet që gjyqtari më i përfolur në javën që shkoi, Genc Nuza, nuk është deleguar në asnjë ndeshje këtë javë.

Image