Mobilizim i jashtëzakonshëm në Suharekë për derbin Prishtina – Ballkani

Mobilizim i jashtëzakonshëm në Suharekë për derbin Prishtina – Ballkani

Sport February 27, 2020 - 15:23
Detajet

Tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” janë mobilizuar në maksimum për ndeshjen me FC Prishtinën, raporton Zëri.info.

Qytetarë të shumtë të Suharekës pritet që të vijnë të shtunën në Prishtinë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Tashmë mobilizimi në këtë qytet është në maksimum derisa në dyer të kafiterive janë bërë paralajmërime për ndeshjen në fjalë.

Image

Prishtina – Ballkani luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet që në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion.

Ballkani momentalisht i prinë renditjes me 40 pikë të tubuara, kurse Prishtina ndodhet e treta me 37 pikë /Zëri.info