Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
‘Nuk do ta drejtoja Kosovën as për krejt paratë të botës’

‘Nuk do ta drejtoja Kosovën as për krejt paratë të botës’

Sport February 27, 2020 - 14:03
Detajet

Trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatovic thotë se kurrë në jetë nuk do ta drejtonte ekipin kombëtar të Kosovës.

Ai thotë se nuk e njeh shtetin e Kosovës, prandaj edhe nuk do të punonte kurrë me “Dardanët”.

“Po e shoh se disa djelmosha po zgjedhin të luajnë për atë ekip (Kosovën), por unë nuk do të punoja kurrë në një ambient të tillë. Nuk mund të isha selektor i Kosovës. Nuk ka para të botës që do të mund të më bindnin që ta zgjedh bankinën e të ashtuquajturit reprezentacion të Kosovës”, theksoi Lalatovic për mediumin serb “Alo”.

Ndërkohë, ai tregon se çka do të ishte në gjendje të bëjë për Serbinë, nëse kjo do të ishte e nevojshme.

“Nesër, nëse Zoti do të donte që të nisë lufta, unë do të shkoja i pari për ta mbrojtur vendin tim. Nuk ka frikë në këtë punë. Në Serbi më janë lindur fëmijët, unë jam patriot i madh. Gjithçka do të bëja që unë dhe njerëzit e mi të jetojnë më mirë”, përfundoi trajneri i Vojvodinës.

Ditëve të fundit në Serbi është çuar një pluhur i madh që kur futbollisti i ri serb, Ilija Iviç vendosi të luajë për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës.