Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Me t'u përjashtuar me të kuq, shqelmon derën e zhveshtores dhe thyen një xham, merret vendim për futbollistin kosovar

Me t'u përjashtuar me të kuq, shqelmon derën e zhveshtores dhe thyen një xham, merret vendim për futbollistin kosovar

Sport February 27, 2020 - 09:37

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje me Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XIX-të e Superligës së Kosovës dhe javës së 18-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 22-23.02.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore ka marrë disa vendime, raporton Zëri.info.

Albert Kaqiku, futbollist i Trepçës’89 kishte një ndeshje për t’u harruar në humbjen 3:2 nga Flamurtari në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës.

Në humbjen e ish-kampionit të Kosovës në kryeqyet, Kaqiku u përjashtua me karton të kuq, derisa ai ishte tejet i zemëruar me vendimin e gjyqtarit.

Sipas raportit zyrtar të Komisionit Disiplinor të FFK-së, Kaqiku me të dale nga fusha drejt zhveshtoreve, kishte shqelmuar derën e dhomës, prej nga e thyen edhe xhamin e saj.

Bazuar në rregulloren disiplinore, Albert Kaqiku dënohet me shqiptimin e masës disiplinore – ‘qortim’./Zëri.info