Dënimi me burg i Agim Ademit bën bujë në mediet ndërkombëtare

Dënimi me burg i Agim Ademit bën bujë në mediet ndërkombëtare

Sport February 26, 2020 - 23:24

Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit iu konfirmua sot dënimi prej nëntë muajsh burg efektiv nga Gjykata e Apelit, shkruan zeri.info

Së bashku me të është dënuar edhe Muharrem Rama.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ky lajm ka bërë bujë nëpër mediet e huaja.

Mediumi amerikan “Associated Press”, mediumi portugez “Bancada” e ai çek “Sport.cz” janë vetëm prej disa prej tyre që kanë shkruar për dënimin e Ademit./Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image