Dallku para takimit me Ballkanin: Nuk është ndeshje që vendosë gjithçka, pres fitore

Dallku para takimit me Ballkanin: Nuk është ndeshje që vendosë gjithçka, pres fitore

Sport February 26, 2020 - 18:15
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina do të luajë kundër Ballkanit të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info

Ballkani momentalisht kryeson tabelën me 40 pikë, kurse Prishtina ka 3 pikë më pak në vendin e tretë.

Trajneri i klubit kryeqytetas, Armend Dallku ka thënë se Prishtina është duke e analizuar kundërshtarin, derisa pret fitore.

“Edhe Ballkani nuk bën përjashtim prej kundërshtarëve tjerë. Normalisht ne jemi duke e analizuar edhe kundërshtarin, por edhe lojën tonë”, u shpreh Dallku.

“Kështu që nuk është diçka e jashtëzakonshme sepse nuk është ndeshja e fundit që do të vendosë gjithçka. Normalisht që ne si Prishtinë presim gjithmonë fitore dhe do të hyjmë në ndeshje për të arritur fitore”, shtoi ai./Zëri