Lojërat Olimpike mund të anulohen nëse koronavirusi shpërndahet në Tokio

Lojërat Olimpike mund të anulohen nëse koronavirusi shpërndahet në Tokio

Sport February 26, 2020 - 17:53
Lajmet e fundit nga sporti

Lojërat Olimpike mund të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk është nën kontroll, ka njoftuar shefi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Dick Pound, transmeton zeri.info

Pound ka zbuluar se se Olimpiada nuk do të shtyhet, por do të anulohet krejt nëse virusi nuk mbahet nën kontroll.

Mbi 80,000 njerëz rreth botës tashmë janë prekur nga koronavirusi, derisa 2,700 kanë vdekur – katër në Japoni, ku do të mbahen Lojërat Olimpike.

Olimpiada është anuluar vetëm njëherë në historinë e saj 124-vjeçare, gjithashtu në Japoni, në vitin 1940 për shkak të Luftës së Dytë Botërore./Zëri