Vetëm këta persona do të lejohen në ndeshjen Inter – Ludogorets

Vetëm këta persona do të lejohen në ndeshjen Inter – Ludogorets

Sport February 26, 2020 - 17:29
Lajmet e fundit nga sporti

Vetëm kameramanët do të lejohen të hyjnë në “San Siro” për ndeshjen mes Interit dhe Ludogoretist, derisa gaetarët nuk do të lejohen për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

“Gazzetta dello Sport” shkruan se vendimi është marrë mes dy klubeve dhe UEFA-s.

Zyrtarizimi se ndeshja do të luhet pa shikues ka ardhur para disa ditësh, sidoqoftë do të merren edhe disa masa të tjera.

Mbi 300 raste të koronavirusit janë shënuar në Itali, derisa kanë vdekur 11 persona./Zëri