Pritet kompletimi i dokumentacionit, klubi i Ligës së dytë shpreson në stadium të ri

Pritet kompletimi i dokumentacionit, klubi i Ligës së dytë shpreson në stadium të ri

Sport February 26, 2020 - 17:18

Stadiumi "Ekrem Grajqevci" në Fushë Kosovë shumë shpejt pritet të ketë investime në të.

Kjo është konfirmuar sot pas takimit të Drejtorit të departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj me klubin e Fushë Kosovës.

“Sot në takim me Drejtorin e departamentit të Sportëve të Kosovës z. Iber Alaj bashkë biseduam dhe u pajtuam që në bashkëpunim me Kuvendin Komunal Fushë Kosovë të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për investime në stadiumin Ekrem Grajqevci.

Nënkryetari Samedin Grajqevci me bashkëpunëtor e falënderuan z.Alaj për vullnetin e treguar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fushë Kosovës.

Kjo skuadër, dikur luante në Superligë, ndërsa këtë edicion bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.