Vjen një lajm i keq për Bayernin pas fitores ndaj Chelseat

Vjen një lajm i keq për Bayernin pas fitores ndaj Chelseat

Sport February 26, 2020 - 17:13
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munichu triumfoi të mërkurën ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Gjermanët fituan me rezultatin e thellë 3:0.

Por, gjatë kësaj ndeshje u lëndua ylli i skuadrës, Robert Lewandowski.

Sot klubi gjerman ka njoftuar se lojtari ka pësuar një lëndim në gju.

Polaku pritet të mungojë rreth 4 javë për shkak të këtij lëndimi./Zëri