Zyrtare: Roma transferon yllin e Barcelonës

Zyrtare: Roma transferon yllin e Barcelonës

Sport February 26, 2020 - 17:00
Lajmet e fundit nga sporti

Roma ka konfirmuar blerjen e sulmuesit Carles Perez nga Barcelona, pasi futbollisti së pari u transferua në formë huazimi te klubi italian, transmeton zeri.info

Romakët kishin nënshkruar me 21-vjeçarin nga katalunasit në formë huazimi me obligim të blerjes.

Image

“Goal.com” shkruan se lëvizja do të kompletohej sapo Roma të fitonte një pikë në Serie A.

Kjo u aktivizua në fitoren 4:0 të Romës kundër Lecces në fundjavën e shkuar.

Ky transferim iu kushton italianëve 12 milionë euro në total.

Perez shënoi golin e parë për klubin në fitoren 1:0 kundër Gentit në ndeshjen e parë të së gjashtëmbdhjetës së finales së Ligës së Evropës në javën e kaluar./Zëri