Futbollisti i Barcelonës i hutuar kundër Napolit, mënyra se si i bërtet Ter Stegen është e pabesueshme

Futbollisti i Barcelonës i hutuar kundër Napolit, mënyra se si i bërtet Ter Stegen është e pabesueshme

Sport February 26, 2020 - 14:43

Napoli ia doli ta ndalë Barcelonën në barazim në ‘San Paolo’.

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, Napoli barazoi 1:1 me Barcelonën, shkruan Zëri.info.

Në përgjithësi, ndeshja ishte interesante me shumë raste nga të dyja skuadrat.

Në një moment, gjatë një aksioni të Napolit, ndodhi një moment interesant.

Nelson Semedo, mbrojtësi i Barcelonës ndërpreu aksionin e vendasve duke dërguar topin jashtë për rivënie nga këndi.

Semedo me këtë rast u hutua dhe shkoi drejt portierit Ter Stegen.

Portieri gjerman u nervozua shumë me bashkëlojtarin e tij, të cilit i bërtiti për ta shikuar nga afër dhe kontrolluar kornerin./Zëri.info