Tifo-grupi serb, ‘viktimë’ e talljes më të madhe ndonjëherë

Tifo-grupi serb, ‘viktimë’ e talljes më të madhe ndonjëherë

Sport February 26, 2020 - 14:36

Një moment epik ka ndodhur në ndeshjen mes Vojvodinës dhe Crvena Zvezdës.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin serb, Beograd, ka prodhuar një situatë tallëse, shkruan Zëri.info.

Tifozët e Crvena Zvezdës ‘Delije’, të cilët janë të njohur për racizmin dhe dhunën, kanë tallur me të madhe tifozët mysafirë.

Në momentet kur tifozët mysafirë nisnin të këndonin këngët e tyre, vendasit lëshonin këngën e filmit vizatimor ‘Looney Tunes’.

Momenti në fjalë është publikuar edhe në mediet botërore.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info