CAS pranon ankesën e Cityt, nis hetimet

CAS pranon ankesën e Cityt, nis hetimet

Sport February 26, 2020 - 14:32

Skuadra angleze Manchester City u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga Kupat e ndërkombëtare, për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play Financiar”.

Pikërisht për këtë dënim klubi anglez ka vendosur të kërkojë pafajësinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Drejtuesit e Cityt e kanë apeluar dënimin në CAS dhe tashmë presin të fitojnë pafajësinë, duke iu hequr dënimi i dhënë nga UEFA.

Një lajmi mirë për “Qytetarët” është se CAS, ka njoftuar se ka pranuar rishqyrtimin e provave të dhëna nga anglezët.

Tashmë CAS ka nisur hetimin për sa përket dënimit që ka marrë City, me këta të fundit që shpresojnë të marrin një përgjigje pozitive.

Tashmë kampionët e Anglisë janë në pritje të një përgjigje, teksa pozitive është që CAS ka pranuar të rishqyrtojë dënimin e dhënë nga UEFA.