Tri ndeshjet e radhës të Ballkanit deri në përfundim të fazës së dytë

Tri ndeshjet e radhës të Ballkanit deri në përfundim të fazës së dytë

Sport February 26, 2020 - 14:29

Ballkani do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje deri në fund të fazës të dytë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Të shtunën, djelmoshat e drejtuar nga Ismet Munishi do ta zhvillojnë një ndeshje mjaft të vështirë, raporton Zëri.info.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kryeqytet, skuadra nga Theranda do të përballen me pretendentin për titull, FC Prishtinën.

Ndeshja në fjalë do të luhet me fillim nga ora 17:00, dhe padyshim se interesimi do të jetë tepër i madh.

Image

Dy ndeshjet tjera, Ballkani do t’i zhvillojë në Therandë, respektivisht në ‘Xhemajl Ibishi’.

Pas FC Prishtinës, Ballkani e pret Dritën, ndërsa më pas i shkon në Flamurtarit në Prishtinë, saktësisht në ‘Xhemajl Ibishi’.

Kur kanë përfunduar 19 xhiro në Superligën e Kosovës, Ballkani është lider në tabelë me 40 pikë të tubuara.

Kurse, FC Prishtina renditet në vendin e tretë, me tri pikë më pak./Zëri.info