Për shkak të lëndimeve, sportistja e mirënjohur i jep fund karrierës në një mënyrë emocionale

Për shkak të lëndimeve, sportistja e mirënjohur i jep fund karrierës në një mënyrë emocionale

Sport February 26, 2020 - 14:11

Maria Sharapova ka thirrur një konferencë për shtyp në mbrëmjen e së hënës ku do ta bëjë një ‘njoftim të madh’, sipas menaxhmentit të saj.

Në këtë konferencë, Sharapova pritet të pensionohet nga tenisi profesional për shkak të lëndimeve të shpeshta të pësuara në vitet e fundit, shkruan Zëri.info.

Sharapova ka vuajtur prej lëndimeve prej vitit 2016, vit në të cilin mbeti jashtë Australian Open.

Image

Tenistja ruse nuk ka garuar që prej muajit janar, derisa është tërhequr nga BNP Paribas Open.

Raportohet se 28-vjeçarja do ta njoftojë pensionimin e saj nga sporti të hënën.

Ndryshe, ajo ka marrë pjesë vetëm në tri gara që prej tetë muajve të fundit./Zëri.info