Ofendimet dhe sharjet e tifozëve kundrejt Genc Nuzës, merret vendimi për Vushtrrinë

Ofendimet dhe sharjet e tifozëve kundrejt Genc Nuzës, merret vendimi për Vushtrrinë

Sport February 26, 2020 - 10:50

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë në përbërje me Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 25.02.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për edicionin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka ka marrë disa vendime, raporton Zëri.info.

Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova inicime disiplinore.

Inicim disiplinor ka marrë edhe klubi i Vushtrrisë, i cili ishte mjaft i përfolur për ndeshjen ndaj Dritës të premten në ‘Ferki Aliu’.

Duke pretenduar në gabime të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza, tifozët e Vushtrrisë ‘Forca’ e ofenduan herë pas here gjyqtarin më të mirë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Inicim disiplinor ndaj FC Vushtrria, për lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së 19-të, Vushtrria – Drita: në minutat e 39, 41, 42, 45, 46 dhe 47, simpatizuesit e FC Vushtrria, kanë sharë dhe ofenduar në kor FFK-së dhe referin kryesor të ndeshjes. Në minutën 31, hedhin ujë dhe gjësende tjera në drejtim të bankinës së FC Drita, në minutën e 57 hedhje e gjësendeve në fushë nga tribuna lindore”./Zëri.info