Përballja e 'nxehtë' mes Real Madridit dhe Manchester Cityt: Formacionet e mundshme

Përballja e 'nxehtë' mes Real Madridit dhe Manchester Cityt: Formacionet e mundshme

Sport February 26, 2020 - 10:26

Real Madridi luan si nikoqir i Manchester Cityt sonte në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

“Santiago Bernabeu” e pret sonte një përballje interesante, në një kompeticion ku madrilenët kanë triumfuar katër herë prej vitit 2013 deri në vitin 2018, shkruan Zëri.info.

Ndeshja si vendas i jep avantazh madrilenve në ndeshjen e parë, derisa skuadra e Zinedine Zidane synon fitore pas humbjes 1:0 nga Levante në La Liga gjatë fundjavës që lamë pas.

Image

Nga ana tjetër, kjo është ndeshja e parë e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve që prej lajmit se ‘Qytetarët’ do të mungojnë për dy vite në këtë garë pasi kanë thyer rregullat financiare të UEFA-s.

Shqetësimi i madh i Zinedine Zidane për këtë ndeshje është Eden Hazard, i cili u lëndua ndaj Levantes, dhe pritet ta humbasë pjesën e mbetur të edicionit.

Image

Edhe Gareth Bale ishte i sëmurë në fundjavë dhe pritet të mungojë sonte.

Marco Asensio gjithashtu është mungesë për Real Madridin.

Nga ana tjetër, Aymeric Laporte pritet të kthehet në formacionin titullar të Manchester Cityt sonte, derisa Benjamin Mendy mund të mos luajë pasi është vetëm një karton larg pezullimit.

Te ‘Qytetarët’ vazhdon të mungojë edhe Leroy Sane, teksa mungesa më e madhe do të jetë Raheem Sterling.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzemaë

Man City: ëEderson; Walker, Fernandinho, Laporte, Zinchenko; Rodri, De Bruyne, Gundogan; Mahrez, Aguero, B.Silva.

/Zëri.info