Arturo Vidal u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondave, kjo është arsyeja

Arturo Vidal u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondave, kjo është arsyeja

Sport February 25, 2020 - 23:38
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli dhe Barcelona barazuan me rezultatin 1:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Në minutën e 89-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Arturo Vidalit.

Gjyqtari i ndeshjes kishte vendosur ta ndëshkonte me karton të verdhë Vidalin pas ndërhyrjes së ashpër të tij.

Por, kiliani shfaqi protesta të shumta ndaj referit dhe për këtë arsye vendosi që shumë shpejt ta ndëshkojë edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe ta përjashtojë krejt nga loja./Zëri