Heroi i Bayernit paralajmëron bashkëlojtarët e tij pas fitores: Kujtojeni Liverpoolin kundër Barcelonës

Heroi i Bayernit paralajmëron bashkëlojtarët e tij pas fitores: Kujtojeni Liverpoolin kundër Barcelonës

Sport February 25, 2020 - 23:28
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munichu e ka shkatërruar Chelsean në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Bavarezët triumfuan me shifrat 3:0 në “Stamford Bridge”.

Serge Gnabry ishte heroi i takimit për bavarezët me dy gola të shënuar.

Pas ndeshjes ai tha se ekipi i tij duhet të jetë i kujdesshëm në lojën e kthimit.

“Tri gola duhet të na japin shumë vetëbesim. Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen e kthimit”, tha ai.

“Ne e pamë në edicionin e kaluar me Liverpoolin që e mposhtu Barcelonën, ne e dimë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar”, shtoi Gnabry./Zëri