Bayerni shkatërron Chelsean, barazim në Napoli
Bayern Munichu e ka shkatërruar Chelsean në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info
Bavarezët triumfuan me shifrat 3:0 në “Stamford Bridge”.
Serge Gnabry shënoi dy herë në minutat 51’ dhe 54’.
Kurse, rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Robert Lewandowski në minutën e 76-të.
Në fund të takimit Chelsea mbeti edhe me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Marcos Alonsos në minutën e 84-t
Në ndeshjen tjetër, Napoli dhe Barcelona barazuan me rezultatin 1:1.
Dries Mertens shënoi për vendasit në minutën e 30-të.
Ndërkohë, për katalunasit barazoi Antoine Griezmann në minutën e 58-të.
Në minutën e 89-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Arturo Vidalit, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 18 mars./Zëri