Bashkëshortja e Kobe Bryantit hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve, kjo është kërkesa e saj

Bashkëshortja e Kobe Bryantit hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve, kjo është kërkesa e saj

Sport February 25, 2020 - 21:27
Lajmet e fundit nga sporti

Bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka paditur kompaninë e helikopterëve “Island Express” për aksidentin fatal të 26 janarit, që i kushtoi jetën ish-basketbollistit të LA Lakers, vajzës së tyre 13-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë.

“Los Angeles Times” shkruan se gruaja e Bryantit, Vanessa akuzon kompaninë në fjalë dhe pilotin e helikopterit Ara Zobayan se nuk kanë respektuar rregulloren teknike të fluturimit.

Në dosjen prej 27 faqesh, Zobayan fajësohet se ka shkelur 8 pika të kodit të fluturimit duke neglizhuar kushtet e rënduara atmosferike, pasi helikopteri hyri në një hapësirë të mbuluar me mjegull.

Vanessa kërkon që kompania të dëmshpërblejë financiarisht familjen e saj për humbjen 2 njerëzve të dashur, shifër e cila përllogaritet në disa miliona euro./Zëri