Plisat para duelit me Ballkanin: Cila lagje e Prishtinës do të vijë më masovikisht në këtë ndeshje?

Plisat para duelit me Ballkanin: Cila lagje e Prishtinës do të vijë më masovikisht në këtë ndeshje?

Sport February 25, 2020 - 20:42

E shtuna është duke u afruar. Në këtë ditë na pret super-ndeshja e futbollit në Superligën e Kosovës, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo që fillon nga ora 17:00.

Tifozeritë e dy skuadrave përkatëse kanë paralajmëruar prezencën në shkallët e stadiumit, për t’i përkrahur maksimalisht ekipet e zemrës.

Tifozët mysafirë pritet që të udhëtojnë me 7 autobusë në drejtim të kryeqytetit.

Kurse, vendasit kanë lëshuar paralajmërimin e radhës që mund ta lexoni më poshtë:

Më shumë se vetën të du!

Plisa,

Këtë të shtunë(29/02/2020), KF Prishtina do të luaj kundër KF Ballkanit, klub ky që për momentin ka vendin e parë

Falë lojës fantastike këtë sezonë, KF Prishtina është konkurente për kampione të superligës.

Nga fundi sezonit na ndajnë edhe 15 ndeshje, por secila nga këto për ne është vendimtare. Prandaj,këtë të shtunë kryeqyteti do të mobilizohet për të treguar përsëri se Plisat dhe Prishtinasit janë më të mirët!

Ftojmë të gjithë Prishtinasit, që së bashku me familje dhe shoqëri të na bashkohen në stadionin e Kryeqytetit dhe kënga jonë le të dëgjohet në çdo cep të kryeqytetit.

Këtë vikend, do të kemi një piknik më pak por do të jemi një familje e madhe në stadionin e Kryeqytetit dhe së bashku do të mbështesim KF Prishtinën drejt titullit të kampionit pas tetë vitesh!

Cila lagje e Prishtinës do të vij më masovikisht në këtë ndeshje?

Prishtina është jetë, të tjerat imtësira!

Shihemi të shtunen!