Barazoi kundër Zurichut të Kolollit e Kryeziut, kjo është deklarata e Arbenit Xhemajlit

Barazoi kundër Zurichut të Kolollit e Kryeziut, kjo është deklarata e Arbenit Xhemajlit

Sport February 25, 2020 - 20:25
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja mes Zurichut dhe Xamaxit në ligën zvicerane ishte edhe një sfidë mes reprezentuesve të Kosovës, transmeton zeri.info

Arben Xhemajli ishte titullar në barazimin 1:1 të skuadrës së tij, kurse Benjamin Kololli hyri nga banka rezervë, ndërsa Hekuran Kryeziu qëndroi në bankën rezervë.

Xhemajli e vlerësoi si mjaft të rëndësishme pikën e fituar, derisa ekipi I tij është duke luftuar për mbijetesë.

“Është një pikë e mirë për ne. Nuk është gjithmonë e lehtë të luash këtu në Zurich. Në situatën momentale të Xamaxit, çdo pikë është e rëndësishme” është shprehur mbrojtësi i Kosovës./Zëri