Koronavirusi në Itali, rrëfimi interesant i Gianni De Biasit

Koronavirusi në Itali, rrëfimi interesant i Gianni De Biasit

Sport February 24, 2020 - 23:41

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi beson se pavarësisht përhapjes së koronavirusit në Itali, beson se shteti mund ta përballojë më së miri situatën pasi ka një sistem mjekësor tepër efikas.

Në studion e “Proçesit Sportiv”, ish-tekniku i kombëtares kuqezi e konsideroi si “vdekje të futbollit” faktin që supersfida Juventus-Inter e ditës së diel do të luhet pa tifozë. Nga ana tjetër, ai u pajtua shtyrjen e ndeshjeve të Serisë A me 10-15 ditë, pasi kjo do të ndihmojë që të kthehet normaliteti.

“Përhapja e koronavirusit në Itali – Në aeroport më kontrolluan, nuk mendoj se kam gjë. Shteti jonë po e përballon shumë mirë situatën. Sistemi mjekësor italian është një nga më të mirët në botë, kemi mundësi t’i kontrollojmë dhe t’i kurojmë të gjithë. Uroj që situata të menaxhohet sa më mirë. Është mirë që të pengohen manifestimet publike në mënyrë që të përhapet virusi.

Juventus-Inter pa tifozë për shkak të koronavirusit  – Një event kaq i bukur ta shohësh me dyer të mbyllura është vdekje e futbollit. Nuk e di se cila do të jenë zgjidhjet që do të gjejë qeveria. Uroj të jetë më e mira. Ta spostosh kampionatin me 10-15 ditë është mënyra më e mirë për t’u kthyer në normalitet”, përfundoi tekniku italian De Biazi.