'Shihemi sërish në botën tjetër': Bota i thotë lamtumirë Kobe dhe Gianna Bryant

'Shihemi sërish në botën tjetër': Bota i thotë lamtumirë Kobe dhe Gianna Bryant

Sport February 24, 2020 - 23:28

Familja, miqtë, kolegët dhe tifozët i kanë dhënë lumturmirën e tyre basketbollistit legjendar të NBA-s, Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, si dhe shtatë personave të tjerë të vdekur në një aksident me helikopter në një memorial përkujtimor të mbajtur sot në Los Anxhelos.

"Faleminderit që erdhët këtu. Dashuria dhe mbështetja nga e gjithë bota kanë qenë kaq inkurajuese. Faleminderit për lutjet", ka thënë gruaja e Kobe, Vanessa Bryant, shkruan Zëri.info.

Image

Ajo deklaroi se Kobe dhe Gianna ishin të përafërt, dhe në shumë raste Vanessa nuk mundi t'i ndalte lotët.

"Ai ishte gjithçka për mua. Ishte i imi", ka thënë Vanessa për Kobe.

Fjalimi përfundoi me fjalët: "Kënaqu në parajsë derisa të takohemi një ditë përsëri. Unë të dua dhe më mungon".

Në 'Staples Center', morën pjesë edhe legjendat e basketbollit si Michael Jordan, Sekil O'Neill dhe shumë tjerë të famshëm./Zëri.info

Image