Situata e tensionuar në FFK, ish-anëtari e merr një shembull interesant, ka edhe një mesazh për klubet

Situata e tensionuar në FFK, ish-anëtari e merr një shembull interesant, ka edhe një mesazh për klubet

Sport February 24, 2020 - 19:13

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Image

Selmani ka foluar edhe për 'hallakamën' e klubeve të Superligës së Kosovës në FFK, të cilat duan të përfaqësohen në Komitetin Ekzekutiv.

Ai ka treguar një shembull interesant në lidhje me këtë temë.

"Ka qenë një lojtar i Mitrovicës, Bobeku, i cili ka luajtur në Lirinë e Prizrenit, dhe pastaj kthehet në Mitrovicë i bën 200 lojtarë dhe e zhvillon lojën e parë", ka thënë Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

Image

"Ai mori 11 lojtarë, pesë rezervë dhe të tjerët filluan të kërkonin arsye pse mos të luajnë", tregon më tej Selmani.

"Edhe këtu klubet mund të kërkojnë të jenë përfaqësuesë në Kuvend, por është gabim të kërkojnë vend në Komitet Ekzekutiv. Në çdo regjion ka persona të aftë. Këta duhet m'u përshëndet dhe të krijojnë reforma", nënvizoi ai./Zëri.info