'Ende nuk ka organizim, ende nuk ka ftesa, ende nuk ka bileta si dhe respekt për kontributin tonë'

'Ende nuk ka organizim, ende nuk ka ftesa, ende nuk ka bileta si dhe respekt për kontributin tonë'

Sport February 24, 2020 - 19:07

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Image

Selmani ka foluar edhe për mungesën e respektit ndaj atyre që kontribuan në kohën e okupimit serb në futbollin e Kosovës.

"Unë nuk kritikoj se kam diçka speciale. Unë i kritikoj veprimet duke u bazuar vetëm në fakte dhe argumente", ka thënë Skënder Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Nuk është mirë të injorohemi. Ende nuk ka organizim, ende nuk ka ftesa, ende nuk ka bileta si dhe respekt për kontributin tonë", vlerësoi ai.

Image

"Është gabim i madh të kërkohet biletë, për shembull, se kam kontribuar, por ka lojtarë e trajnera që janë paguar aso kohe, dhe ende nuk janë falënderues ndaj tyre", tregon më tej Semani.

"Unë i dëshiroj vetëm sukses Përfaqësueses së Kosovës. Atë ditë kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, ne që kemi qenë pjesëmarrë direkt aso kohe, e kemi ndjerë vetem sikur kur lind fëmija i parë. Jemi gëzuar shumë", përfundoi ish-anëtari i kryesisë së FFK-së./Zëri.info