Rasti interesant ish-anëtarit të FFK-së në kohën e okupimit: I dhuroi paratë e shtëpisë, nëna i jetoi me qira 17 vite

Rasti interesant ish-anëtarit të FFK-së në kohën e okupimit: I dhuroi paratë e shtëpisë, nëna i jetoi me qira 17 vite

Sport February 24, 2020 - 18:59

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Selmani më tej ka treguar edhe një rast interesant që i ndodhi në vitet e mëvetësimit të futbollit kosovar nga okupimi serb.

Image

"Kam shkuar me nënën për ta blerë një shtëpi. I kisha 50 mijë marka", tha Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Më kanë thirrur nga Federata, dhe i kam dhënë mjetet në fjalë e s'e kam blerë shtëpinë", tregon më tej Selmani.

"Pas luftës, nëna ime ka jetuar 17 vite me qira", shtoi ai./Zëri.info