Rasti 'Ilija Ivic', Selmani reagon ashpër: Kjo është neglizhencë e instuticioneve tona

Rasti 'Ilija Ivic', Selmani reagon ashpër: Kjo është neglizhencë e instuticioneve tona

Sport February 24, 2020 - 18:53

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Selmani ka folur edhe për rastin e futbollistit serb Ilija Ivic, i cili luan te Flamurtari i Prishtinës si dhe ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës.

Image

"Kjo është një neglizhencë e instuticioneve të Kosovës", u shpreh Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Kanë qenë katër/pesë klube serbe në atë kohë në Kosovë. Sot, po luajnë lojë në territorin tonë në kuadër të garave të Serbisë", vlerësoi Selmani.

"Këtu po më befason UEFA dhe FIFA dhe mos-reagimi i tyre. Sa i përket këtij djaloshi, e ka treguar vetë se është se katër vite te Flamurtari. Shpresoj të mos jetë marketing dhe të mos jetë i vetmi", shtoi ai./Zëri.info